U kërkua që zgjidhja e problemeve të bazohet në statutin e
Lëvizjes Vetëvendosje Njëzet e shtatë përfaqësues të
Qendrave të
Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur mbledhjen e tyre, ku kanë përkrahur kërkesën e Kryesisë drejtuar
anëtarëve të dorëhequr që të kthehen në Kryesi dhe të diskutojnë për të gjitha problemet.
Ata kanë kërkuan që zgjidhja e problemeve të bazohet në statutin e
Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas VV-së, nën udhëheqjen e ushtruesit të detyrës së sekretarit organizativ, Ismajl Kurteshi u mbajtë mbledhja me
kryetarët e
Qendrave të
Lëvizjes.
“Në mbledhje morën pjesë 27 përfaqësues të
Qendrave, në mesin e tyre edhe tre përfaqësues të
qendrave nga diaspora: Verim Mejzini nga Austria, Bekim Halimi nga Britania e Madhe dhe Mujë Shala nga Zvicra, ndërkaq dy kryetarë mungonin me arsye, kurse
Kryetarët e
Qendrave të tjera të
Lëvizjes nga diaspora mbledhjen e ndoqën përmes skajpit.
Në këtë mbledhje u diskutua rreth situatës së krijuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! pas dorëheqjeve të Kryetarit të saj dhe disa
anëtarëve të Kryesisë, si dhe për procesin zgjedhor për Kryetar të
Lëvizjes.
Kryetarët e
Qendrave u njoftuan me kërkesën e Kryesisë drejtuar
anëtarëve të dorëhequr që të kthehen ne Kryesi dhe të diskutojmë për të gjitha problemet.
Ata e përkrahën kërkesën e Kryesisë drejtuar
anëtarëve të dorëhequr por kërkuan që zgjidhja e problemeve të bazohet në Statutin e
Lëvizjes VETËVENDOSJE. Në lidhje me përgatitjet për zgjedhjen e Kryetarit të
Lëvizjes Vetëvendosje të pranishmëve u foli Adnan Rrustemi, në cilësinë e kryetarit të KZP-së”, bëhet e ditur në komunikatë.
Në takim u diskutua edhe për iniciativën e 43 deputetëve të PAN-it për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Kryetarët e
Qendrave ishin të mendimit se qëndrimi i
Lëvizjes në lidhje me këtë çështje ka qenë i drejtë, e iniciativa për shfuqizim ishte e papërgatitur dhe e pasinqertë, meqenëse prirej prej interesave personale e jo atyre kombëtare e shtetërore.
Shtuar më 07/01/2018,
ora 12:50