Qendra e Prishtinës do të vëzhgohet nga "Big Brother"
Qendra e qytetit të Prishtinës tani e tutje është nën përcjelljen e kamerave të sigurisë.

Shumë të tilla kanë në fokus sheshet, rrugët e zonat e frekuentuara të kryeqytetit dhe do të monitorohen nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, gjithherë pa cenuar privatësinë e qytetarëve, raporton Indeksonline.

Donacioni i kamerave është dhuratë për institucionet kosovare nga Norvegjia, i mbështetur nga OSBE-ja dhe i përkrahur nga Policia e Kosovës.

Policia do t’i përdorë pamjet kryesisht për zbulueshmërinë e rasteve të veprave penale.
Shtuar më 06/10/2017, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori