Qendra e Paraburgimit në Prishtinë ofron siguri por ka kushte të dobëta
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë po monitoron kushtet e objektet ku qëndrojnë personat e privuar nga liria.

Sipas monitorimit nga KMDLNj, Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, rezulton si qendra më e dobët në aspektin e kushteve fizike, si për të paraburgosurit ashtu edhe për oficerët dhe stafin civil. Sipas vlerësimit të KMDLNj-së në këtë qendër nuk ka diskriminime në baza etnike, fetare, gjinore, në bazë të moshës etj. Ndërsa kushtet e sigurisë janë të mira dhe në përputhje me standardet e kërkuara.

Bisedat bëhet në gjuhën amtare për të gjithë të paraburgosurit, në prani të përkthyesit apo në gjuhën që e kupton i paraburgosuri nëse ai pajtohet.

KMDLNj konstaton se në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë askush nuk është i rrezikuar për shkak të përkatësisë kombëtare apo natyrës së veprës.

Askujt nuk i është mohuar e drejta për vizitë familjare ose e avokatit pse është serb, shqiptar, rom, turk, goran etj.

Ndërsa në aspektin e të drejtave të njeriut KMDLNj konsideron se çdo i paraburgosur apo i dënuar do të ishte mirë të transferohet në institucionet ndaluese afër familjeve të tyre. Në mënyrë që të zvogëlohen shpenzimet e familjes.

Në këtë kontekst, KMDLNj është i sigurt se as për të paraburgosurin Oliver Ivanoviq e as të paraburgosurit e tjerë serbë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë nuk ka rrezi për sigurinë dhe jetën e tyre, familjeve të tyre dhe avokatëve.

KMDLNj përkrah çdo transferim të personave të paraburgosur në qendrat që janë më afër familjeve të tyre, në rastin konkret edhe të Oliver Ivanoviqit në Mitrovicën e Veriut nëse nuk i pengon hetimet e mëtejshme. Për më tepër kushtet në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut janë pakrahasimisht më të mira se në Q.P në Prishtinë. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2014, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori