Qemajl Mustafa hetohet për tenderë
Qemajl Mustafa
Partia Demokratike e Kosovës, ka edhe një zyrtar të lartë publik nën hetime për korrupsion. Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit, është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSK) nën dyshimet për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe të autorizimit, e dënueshme sipas Kodit Penal të Kosovës.

Rasti ka nisur nga Prokuroria e QarkutGjilan në fillim të këtij viti, dhe në mars kaloi në duart e sektorit për hetime speciale në kuadër të Prokurorisë Speciale. Nisjen e hetimeve dhe marrjen më pastaj të rastit prej kompetencës së Prokurorisë së QarkutGjilan nga PSK-ja e ka konfirmuar për “Preportr” edhe Kryeprokurori i Prokurorisë së QarkutGjilan, Jetish Musliu.

Ai ka thënë se nga Prokuroria Speciale ende nuk kanë ndonjë informatë zyrtare se deri ku kanë shkuar hetimet. Zëdhënësi i misionit të EULEX-it nuk ka dhënë informacion në lidhje me këtë rast, duke thënë se nuk mund të mohojë e as të pohojë hetimet ndaj një rasti.

“EULEX-i nuk konfirmon apo mohon nëse një individ apo institucion është apo nuk është nën hetime”, ka thënë Krasniqi. /preportr/
Shtuar më 25/06/2012, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori