Qëlluan me armë në aheng, dy të arrestuar në Bardhosh të Prishtinës
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Bardhosh të Prishtinës pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme gjatë një ahengu familjar.

Njëri prej të arrestuarve e ka pranuar fajin, ndërsa policia konsiskoi në vendngjarje një pistoletë tip Zastava të kalibrit 9 mm.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit pas marrjes në pyetje janë dërguar në dërguar në paraburgim, transmeton Klan Kosova. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2015, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori