Qef o qef, rikthehen krismat në odën e Drenicës para syve të Lushtakut (VIDEO)
Pëlqej
Vëmendja e shumicës sot ishte tek ndeshja e Kampionatit Botëror, Kroaci-Argjentinë por, në odat e Drenicës kishte festë.

Me Sami Lushtakun në ballë të odës, muzika e mishi kishin qefleisur mysafirët. Për një moment, një nga të pranishmit në odë nxori armën duke ia krisi nga dritarja.

Pasi shkrepi disa plumba, një person tjetër u afrua për t’i marrë armën personit që gjuajti.

Në atë kohë, shkrepësi i armës e mori një përgëzim nga Sami Lushtaku me një shtrirje të dorës. Megjithatë, muzika nuk ndaloi, atmosfera vazhdoi.

Gjuajtja me armë për ish-kryetarin e komunës së Skënderajit nuk është një risi.

Gjashtë muaj më parë ai ishtë përfshirë në akuza pasi që kishte gjuajtur me armë në një ndejë në Banjë të Malishevës.
Shtuar më 22/06/2018, ora 08:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori