Ish-lojtari i Rusisë: Ndoshta do të arrestohem ose akoma edhe më keq pasi kam folur kundër Putinit

Ish-futbollisti i kombëtares ruse, Igor Denisov, beson se qëndrimi i tij kundër pushtimit të Ukrainës me urdhër të Vladimir Putin mund të ketë pasoja fatale për të.

Denisov, i cili ka qenë kapiten i ekipit rus të futbollit nga viti 2012 deri në 2016, është kundër pushtimit rus të Ukrainës.

“Këto ngjarje janë një fatkeqësi. Një tmerr i plotë,” tha Igor Denisov në një intervistë për kanalin YouTube Nobel.

“Nuk e di, ndoshta do të arrestohem apo do të më vrasin pas këtyre fjalëve, por unë po flas për gjërat ashtu siç janë”, shtoi ish-lojtari i Zenit nga Rusia.

Denisov gjithashtu zbuloi se ai personalisht i shkroi Putinit për të ndaluar luftën.

Parlamenti rus ka miratuar një ligj që dënon me burgim deri në 15 vjet këdo që publikon “lajme të rreme” ose angazhohet në ndonjë aktivitet publik që diskrediton veprimet ushtarake të Rusisë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 16.06.2022 15:04