Që 10 vjet Kosova përpiqet të anëtarësohet në OBT
Pëlqej
Diskutimet lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kishin filluar qysh në vitin 2007.

Megjithatë, edhe pas dhjetë vjetëve, Kosova ende nuk ka paraqitur kërkesë formale për anëtarësim në këtë organizatë,shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kanë thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe se është vendim politik çështja e deponimit të kërkesës në Sekretariatin e OBT-së.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nga viti i kaluar ka filluar përgatitjet për anëtarësim në OBT, ku fillimisht është përgatitur dokumenti i ashtuquajtur ”Memorandumi mbi Regjimin e Tregtisë së Jashtme” një dokument, i cili përshkruan politikat tregtare dhe ekonomike të një vendi i cili aspiron të bëhet anëtar i OBT-se”, ka shpjeguar udhëheqësja e Departamentit të Tregtisë brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Sytrime Dervisholli.
Shtuar më 04/10/2017, ora 08:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori