Sulmuesi serb rrezikon burgun, një tjetër shkelje nga karantina

Probleme të reja për sulmuesin serb, Aleksandër Prijovic, i cili pak muaj më parë u dënua me arrest shtëpie, pasi kishte thyer karantinën.

Tashmë sulmuesi rrezikon seriozisht burgun, kjo për shkak të disa pamjeve që po qarkullojnë në internet.

Lojtari është dënuar nga policia me 3 muaj arrest shtëpie, pasi kishte thyer rregullat gjatë izolimit dhe dënimi i përfundon në fillim të muajit korrik.

Por, Prijovic nuk ka duruar dot dhe ka shkuar në një festë së bashku me njerëz të tjerë, duke thyer kështu dënimin e dhënë për të.

Policia menjëherë është vënë në dijeni të kësaj dhe pritet të merret një vendim për lojtarin, i cili tashmë rrezikon seriozisht burgimin.


Shtuar 12.06.2020 07:57