PZAP nis shqyrtimin e 24 ankesave të kandidatëve për deputetë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur të pranojë për hetim 24 ankesa të kandidatëve për deputet të subjekteve politike për zgjedhjet e 11 qershorit.

Kryetari i sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, tha se nga 65 ankesa të cilat janë pranuar të hetohen, 24 kanë vendosur t'i hetojnë së shpejti me hapjen e 30 kutive të votimit.

Ai tha se pret që brenda ditës të përfundohet i gjithë procesi, pasi kanë angazhuar tre ekipe për ta kryer këtë hetim.

Sipas tij, të hënën pasdite do të bëjnë publike vendimet për të gjitha ankesat e pranuara.

Ankesat që janë dërguar në PZAP nga kandidatët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, me gjithsej 22 ankesa, ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 19 ankesa. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori