Godet punonjësin e policisë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia ka arrestuar një 31-vjeçar në Tiranë, pasi ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës Policie”, njofton policia.

Gjithashtu në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një të mitur 17-vjeçar, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës Policie.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. V., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 8.09.2023 11:32