Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga Italia, kapet në Tiranë 42-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aosta”, vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Lulzim Halili, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Aostës, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

 

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./albeu.com


Shtuar 8.06.2022 16:53