"Pyesni serbët, nëse…", Macron sërish kundër integrimit të Shqipërisë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ritheksuar se është kundër hapjesnegociatave me vendet kandidate, para se të reformohet procesi i negociatave në tërësi. Sipas tij, aktualisht ky proces është burokratik, konfuz dhe i paqartë.

“Pyesni serbët nëse jeta e tyre është përmirësuar që prej hapjes së kapitujve të rinj të negociatave. Do të thosha jo. Franca nuk ishte vendi i vetëm i BE-së që kundërshtoi hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën. Para hapjesnegociatave, duhet reformuar fillimisht procesi në tërësi. Evropa nuk ishte gati për një gjë të tillë dhe kushtet për nisjen e negociatave të pranimet me dy vendet kandidate nuk ishin përmbushur”, tha Presidenti Macron.

Macron deklaroi pas samitit të NATO-s në Londër se është kundër zgjerimit të Bashkimit Evropian, nëse nuk ndodh një reformim i thellë i BE-së. Sipas tij, është i nevojshëm një partneritet strategjik me këto vende dhe më shumë investime.

Shtuar më 05/12/2019, ora 18:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori