Flamur Noka: ShBA dhe Britania e Madhe duan përsëri Enver Hoxhën në Shqipëri

Disa kohë pasi Britania e Madhe shpalli Sali Berishën “non grata” reagon Flamur Noka.

Sipas tij, ShBA dhe Britania e Madhe duan sërish Enver Hoxhën në Shqipëri, por ata nuk do të ndalen.

“Sali Berisha ka 10 vjet në opozitë. Asnjë akuzë zyrtare, asnjë fakt dhe asnjë provë nuk ka kundër tij. Është lideri më pro-perëndimor që ka pas e ka Shqipëria. I deklaruar armik i papajtueshëm është Rusia, i Putinit dhe i skemave të tyre në Ballkan.

Sali Berisha transformoi Shqipërinë, e anëtarëve të shitjes në Këshillin e Evropës, në OSBE, në NATO, liberalizoi vizat dhe ndërtoi autostrada me 1 milion Euro kilometri. Dyfishoi rroga e pensioneve, risolli liritë kryesore për shqiptarët dhe riktheu Shqipërinë e vendeve demokratike të Evropës.

Luftoi me zero tolerancë bandat dhe krimin e tyre dhe vendosin përpara. Nuk promovoi asnjë kriminel për kryetar bashkie e si për deputet.
I kundërti i tij Edi Rama e ktheu Shqipërinë në Kolumbi të Evropës. Parlamentin dhe bashkitë i mbushi me kriminelë, vrasës së trafikut drojë, vend e bëri protektorat të krimit.

Edi Rama i futi në Kosovë thika dhe çështjet kombëtare për interesa të Vuçiqit.

Shqiptarët ama shohin.

Shqiptarët nuk bëjnë të lejojnë një Enver Hoxh të dytë, nuk e bëjnë këtë gjë.

Protesta historike e 7 korrikut tregoi se sovrani në Shqipëri ka parë dhe ka lexuar shqip gjithçka.

Sovrani nuk pyet çfarë iu shkruajnë e iu trillojnë kancelarive dyshja Rama-Basha.

Ngado të urdhërojnë, nuk do të mund ta frenojnë sovranin në këtë rrugë për rikthim të demokracisë dhe rivendosjes në Shqipëri!

Ai ndërton autostrada me 23 milion euro/km. Shpiku inceneratorët që të vjedhin një milion euro “me ligj”. Edhe përmes të vdekurve po vjedh por s’e shikon kush, madje shpallin “mbret të antikorrupsionit”.

Revolucioni demokratik do të shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët”, shprehet përmes një postimi Flamur Noka.