Pushteti i grave, homologet e Atifetes (VIDEO)
Atifete Jahjaga është presidentja më e re në botë, dhe e 20-a lidere grua në botë. Për dallim prej saj, shumica e homologeve kanë bërë garë e kanë “luftuar” me meshkujt për të marrë pozitat e rëndësishme.
Këto janë 19 homologet e Atifete Jahjagës.

1. Mary McAleese është president e Irlandës dhe në këtë pozitë erdhi qyshvitin 1997
2. Tarja Halonen udhëheq me Finlandën qyshvitin 2000
3. Angela Merkel është kancelare në dy mandate qysh nga viti 2005
4. Edhe një shtet në Afrikë si Libera udhëhiqet nga një femër që quhet Ellen Johnson – Sirelaf
5. Nga viti 2007 India udhëhiqet nga Pratibha Patil
6. Cristina Fernandez Kirchner u zgjodh presidente e Argjentinës, duke pasuar burrin e saj në vitin 2007
8. Kryeministre e Islandës që nga 1 shkurti i 2009 është Jóhanna Sigurdardóttir
9. Shteti fqinj, Kroacia e ka për kryeministre që nga 6 korriku 2009, Jadranka Kosorin
10. Dalia Grybauskaite është presidente e Lituanisë që prej vitit 200
11. Si rezultat i grushtetit në Kirgiztan në pushtet në korrik 2010 erdh Rosa Otunbayeva
12. Laura Chinchilla udhëheq me Kosta Rikën që nga maji 2010
13. Edhe në shtetin fqinj të Trinidad-Tobagos ka një lidere kryeministre që është Prime Kamla Persad-Bissessar
14. Finlanda përveç presidentes, ka edhe kryeministren femën që nga qershori i vitit të kaluar, ajo është Mari Kiviniemi
15. Me Australinë udhëheq kryeministrja Julia Gillard
16. Kryeministre në Sllovaki është Iveta Radicova
17. Në një garë të fortë me burrat pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve e ka fituar në Brazil këtë vit Dilma Rousseff
18. Presidente e Zvicrës është Micheline Calmy-Rey
19. Para pak ditësh në Peru u emërua për kryeministre Rosario Fernandez

Shikoni videon:
Shtuar më 10/04/2011, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori