Pusho e qetë mami! Gruaja e vrarë në Prizren, nëna e këshilltares së Haradinajt (FOTO LAJM)

Gruaja që u vra sot në Prizren, me 15 plumba, nga burri i saj mësohet të jetë nëna e nënkryetares së AAK-së si edhe këshilltares së Haradinajt, Diellza Hoti.

Hoti gjithashtu është kryetare e grupit të rinisë në AAK.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një fotografie të cilën e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram.

Pusho e qetë në paqe mami jem, engjëlli jem”, ka shkruar vajza e të ndjerës.

Deri më tani mësohet se 42-vjeçarja u vra pas një mosmarrëveshjeje që pati me burrin e saj 20 vjet më të vjetër, 61-vjeçarin B.V., me të cilin kishte disa vite martesë.

Të dy këta kishin ardhur nga Zvicra për pushime.
Shtuar më 07/08/2019, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori