Punonjësit e Gjykatës së Apelit pezullojnë punën
Punonjësit e Gjykatës së Apelit, kanë pezulluar punën. Duke filluar që nesër nga ora 8:00, sdo të shkojnë më në punë, ky është një vendim që është marrë për shkak të kushteve të vështira dhe tejet të pa përshtatshme te punës.

Përmes një njoftimi që ato kanë bërë kanë treguar pakënaqësitë me kushtet e punës dhe problemet që kanë përcjellë punonjësit e kësaj gjykate që nga vendosja në objektin e Pallatit të Drjtësisë në Hajvali. punonjësit thonë se deri më tani ka pasur 5 probleme me bllokim dhe këputje të litarëve të ashensorit.

Rasti me i fundit dhe me eklatant është ai i regjistruar sot, ku si pasoj e këputje se litarit se ashensorit u lënduan 4 veta, tre prej të cilëve ndodhe në emergjencë.

” Çka është me e rëndësishmja në zyrat tona vazhdon të mos ketë ajër të bollshëm . (nga matjet preliminare është regjistruar se në disa prej tyre ka 0 % oksigjen).

Uji i pishëm është një tjetër problem me të cilin ato ndeshen.
Ndaj si rrjedhojë e gjitha këtyre ne do ta ndërpresim punën deri sa të mos marrim garanci nga vet ministri Mahir Jagjillar, për evitimin e problemeve.

Punonjësit kërkojnë nga inspektorati i punës dhe ai sanitar që ugjentisht të dalin në terren dhe të ndërmarrin masat ligjore adekuate” thuhet më tej në komunikatën e punonjësve të Gjykatës së Apelit. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2015, ora 16:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori