U plagos nga kolegu i tij në komisaritat, ndërron jetë në spital efektivi i policisë

 Efektivi i policisë Caush Saliasi ka ndërruar jetë në spital.

Pasi u qëllua me armë nga kolegu i tij Ludian Zaimi në ambientet e komisaritatit nr.3 në Tiranë, Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Ngjarja e cila tronditi kryeqytetin pak minuta më parë ende nuk është zbardhur, teksa autori ndodhet në komisariat./albeu.com