Punëtori rrëzohet për vdekje nga kati i 6, arrestohet punëdhënësi
Pëlqej
Policia e Kosovës në raportin ditor ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e një punëtori në vendin e punës. Mësohet se viktima ka rënë nga kati i gjashtë, shkruan albeu.com.

"Rr. “Besim Shala”, Prizren 12.10.2017-09:30. Viktima mashkull K/Shqiptar-punëtor i një kompanie ndërtimi derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim, aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë në zonën ashensorit dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit turpi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

I dyshuari mashkull K/Shqiptar-mbikëqyrës i punimeve është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje." thuhet në raport./albeu.com/
Shtuar më 13/10/2017, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori