Punëtorët teknikë të shkollave kërcënojnë me grevë
Kryetarët e shoqatave të punëtorëve teknik qe veprojnë në shkollat e komunës së Prishtinës , si shkolla : “Dardania”, “Pjetër Bogdani”, “Gjergj Sfishta”, dhe “Asim Vokshi” kanë vendosur të mbajnë grevë dyditore për shkak të vonesës së rrogave.

Këtë vendim ata e morrën pas një takimi që kishin sot me Sindikatën e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, transmeton Klan Kosova.

“Pas një diskutimi të shkurtër u mor vendimpunëtorët teknik të këtyre shkollave në shenjë pakënaqësie për vonës të pagave të enjten dhe të premten nga ora 10:00 deri 11:00 do të protestojnë ne vendet e tyre të punës dhe nëse deri të hënën nuk jepen pagat e tyre, atëherë nga e marta 12.09.2017 do të futen në grevë dhe nuk do të kryejnë asnjë punë deri sa te mos paguhet paga e tyre”, thuhet në një njoftim të kësaj sindikate.
Shtuar më 06/09/2017, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori