Punëtorët në Kosovë, trajtohen si skllevër
Brenda këtij viti 17 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, 35 janë lënduar rëndë. Punëtorët shfrytëzohen si “skllevër”. Në këtë përfundim ka arritur Sindikata e Punëtorëve në Kosovë.

Numri më i madh i viktimave janë shënuar në sektorin e ndërtimit. Për vitin 2012, numri i viktimave ka qenë edhe më i madh, 26 të tillë. Basri Ibrahimi është kryeinspektor në Ministrinë e Punës thotë se siguria në punë nuk është në nivelin e duhur. Sipas tij, kompanitë private nuk përmbushin kushtet e nevojshme për punë.

Dy ditë më parë, një i ri 19-vjeçar nga Gjilani ka humbur jetën duke rënë nga kati i shtati i ndërtesës, ku punonte. Ngjarja në fjalë ngriti shqetësim edhe te Ministra e Punës, dhe sindikatat e punëtorëve. Vetëm këtë vit janë gjobitur më shumë se 100 kompani, megjithatë sërish nuk kanë marrë masa për rritjen e sigurisë. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2013, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori