“Me bimën e zemrës”, Rama poston foton e ditës, Sali Berisha i ndërhyn me Photoshop (FOTO LAJM)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një fotografi ulur në shkallët e Qendrës së Brukselit.

Krahas fotografisë në fjalë, Berisha ka shkruar “PHOTO OF THE DAY”.

Por, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ndërhyrë me photoshop, duke ia vendosur një bimë kanabisi në dorën e tij.

“Me bimën e zemrës!”, ka shkruar Berisha.

Kujtojmë se sot në Bruksel, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Rama këtë e ka cilësuar si një ditë historike./albeu.com/