Punëtorët e KEK me sigurime shëndetësore
Shërbimi për informin i KEK-ut njofton se, të gjithë punëtorët e KEK-ut (diku rreth 7 500 sish)nga tani e tutje do të kenë sigurim shëndetësor, si pjesë e përfitimeve të mbuluara nga punëmarrësi.

Kjo është zyrtarizuar sot me nënshkrimin e kontratës përkatëse me kompaninë “Siguria”, e cila ka fituar në tenderin e hapur për këtë, duke ofruar çmimin më të lirë, njofton shërbimi për informim i KEK-ut.

“Ne jemi të përkushtuar dhe në vazhdimësi kemi përmirësuar kushtet e punëtorëve. Edhe kontrata e sotme është një indikator që tregon se të gjithë punëtorët e korporatës do të kenë një jetë më të mirë, më të lehtë dhe më të begatë. Kushtet e punëtorëve do të vazhdojnë të përmirësohen edhe në të ardhmen pasi paraqesin një nga segmentet kryesore të orientimit të KEK-ut”, tha Arben Gjukaj, drejtor menaxhues i KEK-ut. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2013, ora 18:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori