Punëtorët e KEDS vazhdojnë protestën, a do t'i ndihmojë Haradinaj?
Punëtorët e KEDS-it janë duke e vazhduar protestën e tyre në mënyrë të qetë. Protesta ka filluar që nga ora 08:00 dhe po vazhdon akoma.

Punëtorët e KEDS-it kanë kërkesa për ngritjen e pagave nga 150 euro në pagën bazë dhe zbatimi i kontratës kolektive.

Kryetari i kësaj sindikate, Hysni Gashi, ka thënë se situata në KEDS është mjaft e rëndë, sepse është duke u bërë një nëpërkëmbje e punëtorëve në këtë kompani.

“Duke parë situatën se KEDS-i nuk ka reflektuar nga grevat e mbajtura javë më parë, sërish grevat janë të pashmangshme, ku nesër do të ketë grevë njëditore të punëtorëve të KEDS-it në gjithë Kosovën”, ka thënë Gashi.

Ai shtoi se me kërkesat e punëtorëve, në javët e para të muajit gusht kur u mbajtën grevat njëorëshe në çdo distrikt – ishin paralajmëruese, që nëse nuk ndryshojnë gjërat dhe nëse nuk plotësohen kërkesat e punëtorëve, do të jenë të detyruar të shkojmë në greva të përgjithshme.


Shtuar më 11/09/2018, ora 11:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori