Punëtorë të IKSHP-së të infektuar me Brucelozë
Dhjetra punëtorë të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik janë të infektuar nga Bruceloza, por deri më tani nuk është bërë publike.

Sipas disa burimeve, Naser Ramadani drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ferid Agani, ministër i Shëndetësisë po e mbajnë të fshehur epideminë e Brucelozës.

Në kushte anonimati burimet theksojnë se pesë prej tyre janë trajtuar në Kliniken Infektive të QKUK-së gjatë muajve qershor-gusht, të këtij viti.

Behët fjalë për Skënder Zeka - laborant, Dr. Arsim Kurti - mikrobiolog, Dr. Lumturije Begolli- mikrobiologe, Refik Ibrahimi - laborant dhe Anton Gjoni - laborant, shkruan Indeksonline.

Të dhënat e tjera për këto raste janë të njohura gjithashtu.

“Një epidemi e tillë brenda IKSHP flet më se miri për anarkinë në këtë institucion shëndetësor duke rrezikuar jetën e punëtorëve dhe të palëve tjera që më dhjetëra e dhjetëra e vizitojnë atë çdo ditë”, ka deklaruar burimi në kushte anonimiteti. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2013, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori