Publikohet sondazhi i parë, Vetëvendosje prin bindshëm, PDK i vjen pas
Zgjedhjet lokale të 22 tetorit pritet të sjellin sërish befasi. Sipas një sondazhi të porositur nga partitë politike në të cilat Periskopi ka arritur të ketë qasje, ashtu si në zgjedhjet e përgjishthme edhe në zgjedhjet lokale pritet të kemi një rezultat shokues.

Sondazhi i cili është zhvilluar me mbi 1000 respodentë, e nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve lokale me 37, 3 % të votive, e pasuar nga PDK me 20, 5 %.

LDK’në ky sondazh e radhitë me 16 % të votave derisa AAK do të ketë 8.7 % të votave në nivel të përgjitshëm të komunave.
NISMA për Kosovën do të ketë 5,3 % të votave.

Renditja e partive politike në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, sipas rezultateve të sondazhit, që transmeton Periskopi.

Lëvizja Vetëvendosje – 37.3%

PDK – 20, 5 %

LDK – 16 %

AAK – 8.7 %

NISMA – 5.3 %

Partitë tjera nën 5 %

Kujtojmë se në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, renditja e partive kryesore, duke përfshirë edhe koalicionet si PAN dhe LAA ka qenë kështu:

Partia Demokratike e Kosovës Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Nisma për Kosovën Partia e Drejtësisë Lëvizja për Bashkim Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës Partia Konservatore e Kosovës Alternativa Demokratike e Kosovës Republikanët e Kosovës Partia e Ballit Partia Socialdemokrate Balli Kombëtar i Kosovës – 33,74%

Shtuar më 12/09/2017, ora 14:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori