Publikohet lista e VV-së me emrat e kandidatëve për Asamble në Gjakovë
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike listën me emrat e 38 kandidatëve për Asamble Komunale në komunën e Gjakovës.

Këtë listë e ka bërë publike, Driton Çaushi i cili është edhe kandidat për kryetar të Gjakovës nga radhët e Vetëvendosjes.

“Kjo është lista e kandidatëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kuvendin Komunal të Gjakovës.

Është një listë që përbashkon njerëzit me dije, vullnet e guxim. Është listë e qytetarëve të ndershëm e aktivë dhe e profesionistëve të zotë nga e gjithë Gjakova, që me punën e tyre do ta mundësojnë fitoren e VETËVENDOSJE!-s, e cila do ta jetësojë ndryshimin në komunën tonë”, ka shkruar Çaushi në Facebook.

Sipas tij kjo është listë e fitores.

Lista e plotë me emrat e kandidatëve:

1. Driton Çaushi – Ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë
2. Shpejtim Dylazeka – Kirurg
3. Janina Zherka – Udhëheqëse e grupit në kompaninë “IPKO”
4. Hajdar Hoxha – Auditor
5. Agon Batusha – Master në “Integrime Evropiane”
6. Lumturije Lyta – Kryeshefe e administratës në QKMF
7. Fitim Abrashi – Analist Kredie
8. Majlind Ferdulli – Mësimdhënës në shkollën “Emin Duraku”
9. Mimoza Shala – Ekonomiste
10. Shpend Kumnova – Ekonomist
11. Blerina Zefaj – Ekonomiste
12. Ermal Kusari – Mjek veterinar
13. Kreshnik Alijaj – Ekonomist
14. Vjollca Roka – Juriste
15. Sali Golaj – Agronom
16. Hekuran Soba – Inxhinier i matematikës
17. Elinda Rexha – Pruthi – Edukatore
18. Bledor Hoxhaj – Ekonomist
19. Hekuran Zhubi – Kirurg
20. Besiana Zeka – Inxhiniere, ëebdeveloper
21. Mifail Berisha – Mësimdhënës
22. Ardijan Hasani – Student i nivelit Master në Marketing
23. Blerta Spahija – Arkitekte
24. Ngadhnjim Haxhosaj – Gazetar
25. Blerim Rexha – Inxhinier i ndërtimtarisë
26. Elena Spahija – Bachelor në “Kimi – Biologji”
27. Bajram Selimaj – Mësimdhënës i teknologjisë
28. Agim Buza – Bachelor në “Administratë Publike”
29. Klodina Kryeziu – Profesoreshë në shkollën “Prenk Jakova”
30. Lisjan Perolli – Bachelor në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”
31. Granit Bordoniqi – Kontabilist
32. Lirika Komoni – Sociologe
33. Mustafa Domi – Mësimdhënës i edukatës fizike
34. Jakup Isufi – Teknolog
35. Berlinda Kqira – Ekonomiste
36. Ilir Hereqi – Master në “Diplomaci”
37. Diellza Bezera – Juriste
38. Driton Dujaka – Teknik i dhëmbëve.
Shtuar më 24/08/2017, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori