Publikohet hulumtimi për sigurime shëndetësore
Qendra e të Drejtave të Njeriut të Universitetit të Prishtinës, e përkrahur nga Friedrich Ebert Stiftung, zyra në Prishtinë, ka prezantuar hulumtimin rreth sigurimeve shëndetësore. Me këtë rast, nga të pranishmit, u vlerësua se mungesa e sigurimeve shëndetësore përbën shkelje të drejtave të njeriut dhe u kërkua angazhim më i madh nga të gjithë që sa më parë kjo e drejt e mohuar të bëhet realitet për qytetarët e Kosovës.

Hulumtimi për sigurime shëndetësore e që është titulluar, “Sigurimi Shëndetësor në Kosovë, një e drejtë e vonuar”, shpërfaq problematikat që shkakton mungesa e një sistemi të sigurimeve shëndetësore dhe vështirësitë për qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore. Prezantimin e këtij hulumtimi e kanë bërë Filloreta Lekiqi dhe Armend Shkoza, ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, i informoi të pranishmit mbi zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me dy projektligjet, atë për shëndetësi dhe sigurime shëndetësore.

Sipas Aganit, dy projektligjet që janë dizajnuar nga Ministria e Shëndetësisë si pako reformuese legjislative janë përkrahur edhe nga Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe kanë marr pëlqimin edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se reforma aq e pritur dhe e domosdoshme e sistemit shëndetësor të vendit do të zhvillohet në dy etapa, raporton RTK.

“Pas bisedimeve me FMN-në dhe BB-në, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, kemi ardhur deri te një përfundim, them si MSh dhe Qeveri e Kosovës se momenti aktual i resurseve njerëzore, institucionale, teknologjike, të shëndetësisë kosovare e imponon nevojën që reforma aq e pritur dhe e domosdoshme e sistemit shëndetësor të vendit të zhvillohet në dy etapa”, ka thënë ai./albeu.com/
Shtuar më 26/06/2012, ora 15:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori