Publikohen rezultatet e maturës shtetërore
Pëlqej
Komisioni Shtetëror i Maturës (KSHM) ka mbajtur konferencë për media ku u bë publikimi i rezultateve të maturës shtetërore.

Siç raporton ky komision,nga rezultatet finale del se 73.3 % e nxënësve kanë kaluar testin e maturës shtetërore.

Një shkallë më e lartë e arritshmërisë vërehet tek pjesa e mësimit në gjuhën shqipe e që përputhet me 73.3 %, tek gjuha boshjake 88.7%, tek gjuha turke më ulët, 56.6%.

Nuk vërehet një rënie e madhe me vitin e kaluar, ku kalueshmëria ka qenë 83.5%.

Tutje në konferencë u tha se, komisioni tani është në fazën e përgatitjes së mbajtjes së testit për pjesën e dytë, që do mbahet në gusht.

Ndërkohë, javën e ardhshme do caktohet data se kur do mbahet ky tekst.


Shtuar më 21/06/2018, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori