PTK ka një thirrje për deputetët e Kosovës
Menaxhmenti i PostësKosovës i ka bërë thirrje publike deputetëve të KuvenditKosovës.

Përmes kësaj thirrje ata kanë kërkuar që të përfshihen komentet dhe rekomandimet e propozuara të PostësKosovës në Ligjin për Shërbimin Postar, i cili është në procedurë të leximit të dytë.

Thirrja:

Thirrje publike deputeteve të KuvenditKosovës!

Posta e Kosovës gjatë vitit 2016 dhe 2017 ka qenë e përfshirë në hartimin e draft-ligjit për Shërbimin Postar me dy ekspertë të saj në Grupin Punues të MZHE-së.

Menaxhmenti i PostësKosovës kërkon vëmendjen e opinionit publik, si dhe vigjilencën e deputetëve të KuvenditKosovës, se Ligji për Shërbimin Postar i cili është në procedurë të leximit të dytë është jetik për funksionimin e mirëfilltë të PostësKosovës.

Prandaj me shqetësim dhe përgjegjësi të lartë, kërkojmë nga Ju të nderuar deputetë të KuvenditKosovës, që të përfshihen komentet dhe rekomandimet e propozuara të PostësKosovës të dërguara me shkrim Grupit Punues të MZHE-së dhe KuvenditKosovës – Komisionit Për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri dhe Infrastrukturë, veçanërisht lidhur me:

Neni 11 dhe 62 i draft-ligjit janë me përmbajtje shkatërrimtare për tregun e shërbimit postar në Kosovë, në veçanti Operatorin Publik Postar – Postën e Kosovës. Prandaj kërkojmë nga deputetët e KuvenditKosovës, që të mos votohen këto nene si të tilla, por të formulohen sipas praktikave dhe ligjeve të shteteve në Rajon.

Pasojat e nenit 11 janë: legalizimi i operimit të një operatori të dytë publik, që nuk ndodhë në asnjë shtet të Rajonit apo mundësia e legalizimit të operimeve të deritashme ilegale të postës serbe në Republikën e Kosovës e cila tash e 18 vite operon në formën ilegale duke i marr ilegalisht rreth 30% të tregut të PostësKosovës.

Pasojat e nenit 62 janë: tentativa e MZHE-së që përmes Ligjit të Ri ta shfuqizojë marrëveshjen me numër protokolli 263 të datës 06.02.2014, që e ka Posta me MZHE-në, e që kjo marrëveshje ka bazën ligjore në Ligjin ekzistues. Kjo marrëveshje është ligjore dhe e nënshkruar me paramendim nga të dyja palët, që nuk u zbatua asnjëherë nga Ministria. Tentativa për ta shfuqizuar këtë marrëveshje me ligjin e ri me efekt retroaktiv është jo ligjore dhe me efekt të shmangies së përgjegjësisë dhe obligimeve financiare që MZHE ka ndaj PostësKosovës. Për këto obligime ka urdhër përmbarimor dhe vendime të Gjykatës.

Me qëllim të evitimit të pasojave të pakrahasueshme të këtyre dy neneve të përshkruara më lartë, ju bëjmë THIRRJE PUBLIKE të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të mos i votojnë këto nene të draft-ligjit, të cilat janë goditja e fundit për shkatërrimin e Operatorit Publik Postar -PostësKosovës.

Me respekt,

Menaxhmenti i PK Sh.A.

Prishtinë, 12 qershor 2018
Shtuar më 12/06/2018, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori