Luaj vendit, e tmerrshme! Vikena Kamenica pa zë?

Këtë të mërkurë në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishte e ftuar Vikena Kamenica, e cila sapo është kthyer në Shqipëri nga një tur në Francë. Gjatë bisedës u ndalën edhe tek pozicioni i saj në juri tek ‘Gjeniu i Vogël’ se si ndikon tek fëmijët shpirti i garës. Ajo tha se prindërit ndikojnë shumë tek fëmijët, ndërkohë që vetë fëmijët nuk e vuajnë garën por e kuptojnë këshillën që iu jepet dhe se përpiqet që të jetë e drejtë me to.

“Tërë fëmijët kanë të njëjtën moshë me vajzën time dhe sa herë që thonë moshën them Krista”.

Por vetë Vikena, e ka menduar ndonjëherë veten pa zë?

“Është ëndrra më e keqe që mund të ketë çdo artist. Në fakt nuk ma kanë bërë asnjëherë këtë pyetje… thjesht u preka…Është shumë e rëndë, t’i thuash një artisti këtë gjë është si të priten duart, këmbët”.

Ndërkohë duke u ndalur tek rasti i Aurela Gaçes ajo tha “ishte aq e çuditshme ajo euforia, ndërkohë që ajo është një gjë aq normale. Ne që kordën e punojnë më tepër se një njeri normal, normalisht që kostoja bëhet edhe më e madhe. Çdo gjë do të shlodhet… ajo gjëja që i ndodhi Aurelës ndodh me gjithë këngëtarët në botë dhe Shqipëri”.

Gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë”, ajo u ndal tek kënga “Grurë dhe Këngë”, e cila i kujton të madhin Aleksandër Lalo. E përlotur tregon se atë këngë në spektakël e ka kënduar duke qarë dhe gjithashtu tregon lidhjen që familja e saj ka pasur me të madhin Lalo, apo se si ai ndikoi në formimin e personalitetin e saj artistik.

“Unë aty jam duke kënduar duke qarë sepse ka qenë nata inmemorium që iu bë Aleksandër Lalos që la emisionin në mes, që ku i ra në emisionin e vetëm që ai ishte live dhe quheshe “C’est la vie” dhe ai ndërroi jetë dhe ai ishte një nga njerëzit që thoshte “kjo është jeta”. Aleksandër Lalo është ai që më ka futur mua në muzikën e lehtë, në moshën 14-15 vjeç. Im atë donte që unë të mësohesh me skenën, Aleksandër Lalo ka qenë në klasë me mamanë time, shumë shok me babain tim. Ai më filloi me ato reminishencat e tij të bukura jazz në muzikën e tij. Më futi në muzikën e lehtë ashtu siç duhej. Në formimin tim si personalitet artistik unë kisha pjesë edhe Aleksandër Lalon”.


Shtuar 15.06.2022 18:19