Në luftën Rusi-Ukrainë, përgatituni për të papritura

Nga Thomas L. Friedman, The New York Times

Çdo luftë sjell surpriza, por ajo që është më e habitshme në luftën e Vladimir Putin kundër Ukrainës dhe indirekt kundër gjithë Perëndimit është se sa nga surprizat deri më tani, kanë qenë për Putinin dhe sa kanë qenë për Ukrainën dhe aleatët e saj në mbarë botën.

Kur Putin po planifikonte këtë luftë, ai kishte supozuar se pas tre javësh do të mbante fjalimin e fitores në Parlamentin e Ukrainës, duke e mirëpritur atë në gjirin e Nënës Rusi. Ai ndoshta supozoi gjithashtu se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të ishte larguar kur forcat të pushtonin vendin.

Në vend të kësaj, ukrainasit u kanë dhënë rusëve një mësim mbi luftën dhe vdekjen për liri dhe vetëvendosje. Zelensky do t’i drejtohet Kongresit të SHBA-së virtualisht. Dhe, në vend që globalizimi të marrë fund, individët në të gjithë botën po përdorin rrjetet globale për të monitoruar dhe influencuar luftën në mënyra krejtësisht të ndryshme, raporton abcnews.al

Ata po dërgojnë para për të mbështetur ukrainasit dhe shumë kompani nga McDonald’s te Goldman Sachs thanë se do të tërhiqen nga Rusia derisa ushtarët rusë të tërhiqen nga Ukraina. Këtu është një tjetër surprizë që shumë pak e prisnin– veçanërisht Kina dhe Rusia. Kina u mbështet në vaksinat e prodhuara vetë për të luftuar Covid-19, së bashku me një politikë të tolerancës zero dhe karantinim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Por vaksinat kineze duket se janë më pak efektive se vaksinat e tjera kundër Covid. Por strategjia e Kinës nuk duket se funksionoi. Siç raportoi The Times të martën: “Dhjetëra miliona banorë në provincat dhe qytetet kineze, përfshirë Pekinin, Shangain dhe Shenzhenin, janë nën izolim për shkak të Omicron.

Udhëtimet midis qyteteve janë pezulluar, linjat e prodhimit dhe qendrat tregtare janë mbyllur.” Por pse? Kina po ul çmimin e naftës së papërpunuar – e cila, ishte 130 dollarë për fuçi për shkak të luftës në Ukrainë, dhe ra nën 100 dollarë të martën.

Dhe cili vend ka nevojë dëshpërimisht që çmimet e naftës të rriten, kur ka shumë pak naftë dhe për të financuar luftën e tij?

Rusia e Putinit. Pra, strategjia e Kinës për zero- Covid po pengon strategjinë e çmimit të naftës të Putinit ndoshta duke e dëmtuar atë po aq sa çdo gjë që po bën SHBA-ja.

Tre suprizat më të mëdha janë aktet e jashtëzakonshme të mizorisë, guximit dhe mirësisë që kjo luftë po zbulon dhe po frymëzon.

Në harkun kohor të tre javëve, Putin ka kaluar nga deklarimi se ai erdhi për të çliruar Ukrainën nga lidershipi i saj “nazist” dhe për të rikthyer Kievin pranë gjirit rus deri te shtypja e qyteteve të saj dhe granatimeve pa dallim për të thyer rezistencën e popullit ukrainas.

Si mund të ndryshojë një lider nga një ditë duke thënë se Ukraina dhe njerëzit e saj janë pjesë integrale e shpirtit dhe strukturës së Rusisë – me gjuhë, kulturë dhe fe të përbashkëta, duke e shndërruar Ukrainën në rrënoja tani?

Ari Wegner: Një kinematograf që njeh aktorët deri në detaje

Kjo është çmenduaria që shihni nga një person i refuzuar ose në një “vrasje nderi”. Dhe është tronditëse ta shohësh një manifestim të tillë nga lideri i një superfuqie me rreth 6000 koka bërthamore. Unë jam gjithmonë i mahnitur nga guximi që njerëzit në dukje mesatarë shfaqin në luftë – në këtë rast, jo vetëm nga ukrainasit.

Kështu që mrekullohem me guximin e Marina Ovsyannikova, një gazetare në Channel 1 të Rusisë, një kanal televiziv shtetëror, e cila shpërtheu në një transmetim të drejtpërdrejtë të emisionit më të ndjekur të lajmeve në Rusi, duke bërtitur: “Ndalo luftën! “Ata po na gënjejnë.”

Ajo u mor në pyetje dhe, për momentin është liruar ndoshta sepse Putinikishte frikë ta bënte atë martire. Dhe së fundmi, luftërat zbulojnë gjithashtu akte të jashtëzakonshme dashamirësie. Në këtë luftë, disa erdhën në mënyrë spontane dhe duke shfrytëzuar një platformë në mënyra që askush nuk e priste – Airbnb.

Ekzekutivët në Airbnb thanë se anëtarët e komunitetit të tyre po përdornin platformën në një mënyrë të re, duke e transformuar teknologjinë e saj të rezervimit në një sistem ndihme të huaj, të krijuar nga njerëzit për njerëzit, raporton abcnews.al

Përafërsisht gjatë dy javëve të fundit, sipas kompanisë, njerëz nga 165 vende kanë bërë më shumë se 430,000 rezervime në Airbnb pa asnjë qëllim për të përdorur dhomat por thjesht për të dhuruar para për këta mikpritës ukrainas, shumica e të cilëve as që i kishin dëgjuar kurrë.

Airbnb ka hequr përkohësisht të gjitha tarifat për prenotimet në Ukrainë, kështu që nga këto rezervime u mblodhën 17 milionë dollarë. Qytetarët nga SHBA-ja, Britania dhe Kanadaja janë prenotuesit më të mëdhenj. Australia, Gjermania dhe disa vende të tjera europiane janë në top 10-shen.

Përveç kësaj, që nga e diela, rreth 36,000 njerëz nga 160 vende u regjistruan përmes filialit jofitimprurës të Airbnb, Airbnb.org, për të mirëpritur refugjatët që po i largoheshin agresionit rus.

Shumë ukrainas kanë komunikuar me donatorët duke krijuar miqësi dhe duke u mundësuar të huajve të kuptojnë se ndikimi i kësaj lufte është më i thellë. Nuk ka asgjë si komunikimi me njerëzit në Ukrainë që fshihen në bodrumin e tyre.

Krijon një komunitet mirësie që nuk mund t’i mposhtë tanket e Putinit, por mund t’i ndihmojë ata që janë të vendosur t’i rezistojnë duke u kujtuar se nuk janë vetëm – por ai që është vetëm në fakt është Putin.

Nuk më duket befasuese asnjë nga këto. Unë gjithmonë kam argumentuar se globalizimi nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë. Bëhet fjalë për aftësinë e vendeve, kompanive dhe tani, gjithnjë e më shumë, individëve për të vepruar globalisht.

Duhet të kemi diçka parasysh se në këtë luftë do të këtë shumë surpriza por jo të gjitha do të jenë pozitive.