Pse Veseli nuk po e mbron Thaçin nga sulmet e Haradinajt?
Zyrtarët e AAK-së, rend me rend, po dalin kundër idesë së ndryshimit të kufijve. Vetëm të shtunën, kundër idesë së Presidentit dolën Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj e Ardian Gjini. Madje, ky i fundit e quajti idiote idenë për ndryshim kujfijsh.

Vetëm Partia e themeluar nga Hashim Thaçi nuk e ka qartësuar deri në fund qëndrimin lidhur me idenë e Presidentit për ndryshim të kufijve dhe bashkim të Luginës me Kosovën apo ndarjen e Veriut.

Për këtë temë, po vazhdojnë deklarimet e të gjitha partive tjera, në Qeveri, e opozitë.

Madje, Kryeministri Haradinaj dhe zyrtarët tjerë të AAK’së kanë kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Vetëm të premten kundër idesë së Presidentit dolën tre zyrtarë të lartë të Partisë së Kryeministrit.

Ardian Gjini, Nënkryetar i AAK-së, ka quajtur idiote dhe të rrezikshme idenë që Kosova dhe Serbia të shkëmbejnë territor duke lëvizur kufijtë.

“Ideja” e shkëmbimit të territoreve është e rrezikshme dhe idiote! Po shpresoj që njerëzit që po spekulojnë do ta kuptojnë se po e rrezikojnë stabilitetin dhe zhvillimin edhe për dy ose tri gjenerata! Asgjë nuk do ta kompensojë këtë aventurizëm idiotesk. Askush nuk do të pësojë përpos shqiptarëve, prandaj të tjerët e marrin me “sportivitet” këtë ide!”, ishte reagimi i mbrëmshëm i Gjinit.

Idenë për të shkëmbyer një pjesë të veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës e kanë përkrahur shumë Lutfi Haziri i LDK’së si dhe akademiku Rexhep Qosja.

Kohëve të fundit indirekt, e ka përmendur edhe presidenti Hashim Thaçi. Ky i fundit nuk ka folur direkt per shkëmbim të territoreve, por ka thënë se po punon që Luginën e Preshevës të ia bashkojë Kosovës.

Edhe Daut Haradinaj kishte thënë se idetë e tilla janë sllave dhe ruse.

“Aq mandat sa kam unë edhe si deputet edhe si person, jam absolut kundër çdo ndërrimi të kufijve. Nuk e mbështeti, janë ide sllavo -ruse”, tha Haradinaj.


Shtuar më 04/08/2018, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori