ZYRTARE/ Kulusevski dhe Bentancur transferohen te Tottenham (FOTO LAJM)

Tashmë është zyrtare se Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur kanë lënë Juventusin për t’u vendosur nën komandën e Antonio Contes te Tottenham.

Këtë gjë e ka bërë të ditur klubi i Juventus-it duke i përshëndetur të  dy lojtarët në rrjetin social Twitter.

Kulusevski ka kaluar në huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit për një shifër totale 45 milion euro, ndërsa Bentancur është larguar përfundimisht nga Juventus për shifrën e 25 milion euro./h.ll/albeu.com


Shtuar 31.01.2022 17:47