Pse Tadiç lejoi xhandarmërinë serbe të luftojë kundër UÇK-së në Maqedoni?
Pëlqej
Ka mjaftuar një shkrim i një gazetari serb, Bojan Tonçiç, që të "tronditet" ish-kryetari i shtetit të Serbisë, Boris Tadiç.

Tonçiç në analizën e tij kritike të titulluar "Asksuh dhe me asgjë nuk e zëvendëson dot fajin me kërkim të faljes", botuar në E-Novine shkruan se me urdhër të Tadiçit xhandarmëria serbe ka luftuar kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni në konfliktin e vitit 2001.

Gazetari thotë se falja nuk mund të shlyejë veprimet e vetëdijshme të Boris Tadiç, i cili aktivizoi forca mercenare shtetërore të paguara kundër UÇK-së.

"Bëhet fjalë për mercenarë shtetëror me pagesë, të cilët karrierën e tyre e kishin filluar në gardën vullnetare të Zhelko Razhnjatovic – Arkan dhe e kishin vazhduar në njësitin JSO të Milorad Ulemak Legisë, i cili komandonte në Maqedoni dhe ishin të veshur me uniformat e Mbrojtjes territoriale të Maqedionise. Tadici duhet të tregoj se pse Serbia angazhoi luftëtarë me përvojë në shtetin fqinj. Me çfarë qëllimi dhe çfarë kalkulimi? Apo ndoshta dikush ka vlerësuar se pikërisht në Maqedoni duhet të demonstrohet kontinuiteti me regjimin e Millosheviqit?", pyet Tonçiç.

Gazetari serb në shkrimin e tij thotë se edhe është kërcënuar nga ish-krerë ushtarakë serbë. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori