Pse serbët po e ndjekin me interes referendumin ne Skoci?
Pëlqej
Serbët e Bosnjes po e ndjekin me interes atë se çfarë po ndodh në Skoci dhe në vende të tjera ku ka referendume për pavarësi.

Kjo, me shpresën se nëse Skocia e shpall pavarësinë, atëherë të njëjtin shembull mund ta marrin edhe ata.

Milorad Dodik, presidenti i Republikës Serbe në Bosnje pati deklaruar që kur u shpall referendumi në Krime se edhe me RS-në do ndjekë shembullin e ngjashëm, shkruan France Press, transmeton Telegrafi.

Dodik po ashtu ka theksuar edhe për AFP se serbët po ndjekin me vëmendje referendumet edhe në Tirol, edhe në Katalunjë, etj, me qëllim, që "serbët të marrin shembull për referendumet dhe për vetëvendosjen e popujve".

Republika Serbe në Bosnje mbeti e tillë, pas luftës që zhvilloi Serbia në Bosnje dhe në Herzegovinë, ku kjo e fundit mbeti e ndarë në 3 republika, në atë serbe, kroate dhe boshnjake. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori