Pse policia po i arreston anëtarët e Vetëvendosjes?
Pëlqej
Policia e Kosovës arrestoi një anëtar të Vetëvendosjes, ndërsa ka shoqëruar për në polici edhe disa pjesëtarë të kësaj partie, mes tjerash edhe kryetarin, Albin Kurtin.

Arrestimi dhe shoqërimet u cilësuan nga VV-ja si një presion që i bën pushteti kësaj force, e cila ka qenë kundër kryeministrit dhe qeverisë aktuale.

Ndërsa, edhe policia ka dalë me një deklaratë për mediat lidhur me rastin.

Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria Rajonale në Prishtinë me njësitet e saja policore, ka realizuar një urdhëresë të lëshuar nga Gjykata kompetente lidhur me shoqërimin e një personi (K.D.) të kërkuar për paraqitje në Gjykatën Supreme të Kosovës. Policia e Kosovës është institucion profesional në realizimin dhe përmbushjen e detyrave konform procedurave të parapara ligjore dhe nuk ka tendencë ndaj asnjë personi apo subjekti të caktuar siç thuhet në deklaratën e subjektit politik ‘Vetëvendosje’”, thuhet në njoftimin policor.

Sipas policisë, ajo po zbaton thjesht urdhërat e prokurorisë dhe te gjykatave, konform ligjeve te Republikes se Kosoves. /albeu.com/

Shtuar më 23/09/2014, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori