Pse nuk zbatohen marrëveshjet e Brukselit?
Pëlqej
Marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më së shumti nuk janë zbatuar si duhet dhe kjo e ka një arsye.

Analistët politikë kosovarë mendojnë se moszbatimi i marrëveshjeve lidhet me faktin se ka patur zgjedhje edhe në Serbi, edhe në Kosovë.

Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika thotë për Radion Evropa e Lirë se axhendat politike në Prishtinë dhe Beograd kanë ndikuar në zbatimin e marrëveshjeve.

"Ajo që është më e rrezikshme, ka ngecur zbatimi i marrëveshjes për gjykata dhe funksionalizimi i plotë i komunave në veri. Kjo ka ndodhur me fajin e të dyja palëve. Por, natyrisht që Beogradi ka qenë disi më i ndjeshëm në këtë rast, sepse edhe pas zgjedhjeve në Serbi, kryeministri Vucic e ka shtyrë funksionalizimin e marrëveshjes për gjykatat, pavarësisht vullnetit të kryeministrit Thaçi që të shkojë në Bruksel dhe të konkludojë marrëveshjen", tha Rashiti.

Ndërkohë, Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se pavarësisht marrëveshjeve të arritura, Serbia akoma ka një “politikë agresive” ndaj Kosovës, se nuk po i normalizon marrëdhëniet dhe se nuk po shuan strukturat e financuara nga Beogradi në veri të Mitrovicës. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 23:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori