Pse nuk matet ndotja nuk Shkup?
Qyteti i Shkupit po e përfundon vitin pa e vendosur matësin e ndotjes së ajrit ambiental në qytet, megjithëse kjo ishte pika e dytë në listën e ndërmarrjeve prioritare nga Programi vjetor i aktiviteteve në fushën e mjedisit jetësor të qytetit, kurse nga buxheti janë ndarë një milion denarë për vendosjen e të njëjtit, shkruan Meta.

Në pjesën e programit të ashtuquajtur “Mbrojtje e ajrit ambiental” ndër tjerash qëndron, se nevojitet vendosje e “erpointerit të Qytetit të Shkupit në lokacion të ri” me qëllim të, siç është thënë “grumbullimit të të dhënave për cilësinë e ajrit ambiental në kohë reale dhe mbrojtje të shëndetit të njerëzve”.

Edhe pse është paralajmëruar në programin për vitin 2018, “erpointeri”, sipas paralajmërimeve nga Qyteti, duhet të vendoset jo më herët se – vitin e ardhshëm.

“Në periudhën e kaluar është bërë analizë e punës së “erpointerit””, me ç’rast është konstatuar se duhet të servisohen më tepër pjesë të të njëjtit, para se të vendoset. Në rrjedhë e sipër është procedura për shpallje të prokurimit publik, e pas kësaj do të zgjedhet kompani për servisim, që pastaj në vitin 2019 “erpointeri” edhe do të vendoset”, informuan për “Meta” nga Qyteti i Shkupit.

Ky paraqet stacion të plotë për matje për monitorim të cilësisë së ajrit dhe është vendosur në vitin 2011 në rrugën Maqedonia, e pastaj është mënjanuar për shkak të aktiviteteve të shumta ndërtimore shumë afër tij.
Shtuar më 12/12/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori