Pse nuk e duan serbët EULEX-in?
Pëlqej
veri të Mitrovicës po vazhdon shpërfaqja e pakënaqësive kundër EULEX-it.

Kudo nëpër mure mund të gjenden parrulla kundër misionit të EULEX.

Madje, serbët e krahasojnë misionin evropian edhe si "nazist", pasi e kanë vizatuar emrin e tij me një kryq të zi, simboli i nazistëve.

Ksenija Bozhovic, kryetare e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës Veriore, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se nuk e justifikon një sjellje të tillë në veri.

"Unë si kryetare e Kuvendit, nuk e di se kush qëndron para kësaj. Edhe unë, si gjithë qytetarët tjerë jam tronditur me faktin që qyteti ka qenë me pllakate të tilla. Në asnjë rast, unë fare nuk e arsyetoj një gjë të tillë. Ne jemi për çfarëdo bashkëpunimi qëllimmirë dhe për këtë jemi të hapur”, tha Bozhovic.

Në anën tjetër, njëri prej liderëve të serbëve në veri të Kosovës, Marko Jakshic, funksionar i Partisë Demokratike të Serbisë, ka komentuar se EULEX-i nuk duhet në veri nga serbët, sepse mban krahun e shqiptarëve.

“Kjo që sot kemi rastin të shohim, është se EULEX-i dhe sjelljet e tij janë të bazuara në atë që faktikisht ta konstituojnë, ta udhëzojnë apo në terren ta bëjnë edhe një shtet shqiptar në Ballkan. Në këtë kuptim, përpjekjet e tij janë të përzemërta”, tha Jakshiç.

Marko Jakshiç shprehet se serbët në Kosovë nuk duan tiu nënshtrohen ligjeve të Kosovës, por atyre të Serbisë. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori