Pse kufiri i Kosovës me Serbinë paraqitet me vizë të ndërprerë në harta?
Kufinjtë mes shteteve nëpër harta janë të paraqitura në mënyra të ndryshme, ekzistojnë shpjegime se pse disa kufinjë janë të shënuara në mënyra që dallojnë nga njëra-tjetra.

Kufinjtë e padiskutueshëm, shembull ai mes Kanadasë dhe SHBA-së paraqiten me një vizë të theksuar ngjyrë gri, e cila shënon kufinjtë mes shteteve të cilat nuk kanë konteste kufitare, transmeton albeu.com.

Mirëpo, lind pyetja pse kufiri mes Serbisë dhe Republikës së Kosovës paraqitet me viza të ndërprera?

Shtetet mes të cilave kufiri shënjohet me viza të ndërprera sipas shpjegimeve janë kufinjë të përkohshme, të kontestuara nga njëra ose të dy palët dhe ende jo të njohura ndërkombëtarisht në mënyrë të plotë, ky është rasti mes Kosovës dhe Serbisë , ku kjo e fundit konteston në të gjitha mënyrat Kosovën dhe integritetin territorial të saj.

Arsye që kufiri me tre vendet tjera fqinjë , Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë paraqitet me vijë të plotë dhe jo të thyer, është shkaku se asnjëra nga këto vende nuk konteston kufinjtë e tanishëm. Edhe pse kufiri me Malin e Zi është ende i pavendosur, kjo e fundit nuk ka pretendime tjera ndaj territorit të Kosovës, si në rastin e Serbisë. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2017, ora 16:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori