Mbrëmja e sotme ka qenë mjaft e vështirë për ukrainasit.
Forcat e ushtrisë ukrainase nisën një ofensivë të përgjithshme kundër forcave ruse për të mbrojtur qytetin e Kievit.
Lajmin e bëri të ditur televizioni publik ukrainas Suspline duke cituar një këshilltar të ministrisë së Brendshme.
“Nata ishte mjaft e vështirë, por në përgjithësi mund të themi se ushtria ukrainase i kundërpërgjigj sulmit pranë Kievit”, tha Vadym Denysenko.
“Në mëngjes u dëgjuan beteja artilerie në anën perëndimore të Kievit. Tani ka beteja. Nuk ka ende informacione të detajuara”, shtoi ai./albeu.com/