Pse bëri vetëvrasje “Dëshmitari X”?
Dëshmitari X, Agim Zogaj
Ditari që e ka shkruar gjatë kohës sa ka qëndruar në Gjermani, e të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, përmban shkrime të Agim Zogajt, të mbushura me mllef kundër prokurorit të rastit Mauricio Salustro, dhe të akuzuarit kryesor në këtë proces, ish- komandantit të UÇK-së Famir Limaj.

Në disa raste, gjatë ditëve të fundit të jetës së tij, ish-komandant Murrizi shkruan se është bindur që prokuroi i rastit Mauricio Salustro është korruptuar nga Fatmir Limaj dhe se EULEX-i po bashkëpunon me Limajn.

Varja në litar si mundësi e vetëvrasjes, Agim Zogajt i ishte kujtuar pak ditë para se t`i jepte fund jetës. Dhjetë ditë para vdekjes ai planifikonte që t’i dilte para ndonjë automjeti.

Në ditarin e ditëve të fundit të jetës së tij, dëshmitari kryesor në rastin Kleçka, shkruan se si është lodhur dhe se po dyshon në gjithçka. Dy telefonata nga përgjegjësja e EULEX-it për të kontaktuar me të, më 26 shtator, ditën kur Zogaj do të bënte vetëvrasje, e kishin futur dëshmitarin në dëshpërim të thellë.
Shtuar më 05/11/2011, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori