Pse Atifete Jahjaga e anuloi vizitën në Beograd?
Ish-presidentja e Kosovës ka refuzuar të vizitojë Beogradin , vizitë kjo që vinte për të marrë pjesë në festivalin “Mirëdita, dobare dan”.

Jahjaga nuk ka pranuar që të marrë pjesë në këtë festival pasi asaj nuk i është ofruar siguri nga Serbia.

Ajo pritej që të fliste për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, çka bëri shumë bujë në shtetin e Serbisë.

Gjithashtu Jahjaga do ta prezantonte edhe librin e saj që lidhet pikërisht me viktimat e dhunës seksuale “Ne duam të dëgjohemi”, njofton lajmi.net.

Festivali është organizuar nga disa organizata nga Prishtina dhe Beogradi, dhe ishte përkrahur nga Fondi Rockfeller Brothers, Fondacioni Charles, Ambasada e Zvicrës në Prishtinë dhe Ministra e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2017, ora 20:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori