Juventus sfidon Interin për sulmuesin italian

Juventus është në kërkim të një sulmuesi qëndror për t’i sjellë gola pasi sulmi aktual i Zonjës së vjetër është “në gjumë”.

Vlahoviç është një emër i preferuar për Juventusin por i vështirë për tu arritur pasi konkurrenca është shumë e madhe. Kështu, sipas mediave italiane, Allegri tashmë dëshiron Scamacca në repartin ofensiv.

Për këtë dëshirë, Allegri duhet të sfidojë Interin pasi zikaltërit kanë kohë që e vëzhgojnë sulmuesin 22-vjeçar. Scamacca kushton rreth 20/25 milion euro dhe për këtë sezon në Seria A ai ka realizuar 5 gola në 17 ndeshje të luajtura. /h.ll/albeu.com


Shtuar 16.12.2021 10:25