PSD nxjerr fytyrën e vërtetë të Vetëvendosjes dhe LDK-së
Partitë politike opozitare ndonëse deklarohen të gatshme për ngritjen e mocioni për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” ato për mosmarrjen e hapave konkretë në këtë drejtim fajësojnë njëra-tjetrën.

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, para pak ditësh i bëri thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që ose t’ia japin nënshkrimet për ngritjen e mocionit, ose ta ngrenë vetë mocionin.

Në anën tjetër LDK-ja dhe Vetëvendosja po e konsiderojnë hipokrizi këtë ftesë, madje përfaqësuesit e LDK-së kanë kërkuar nga PSD-ja që të pozicionohet se a është pushtet apo në opozitë, kurse analistët e çështjeve politike në vend qeverinë “Haradinaj” e shohin si më të dobtën që ka pasur Kosova, ndërsa opozitën si më të pakoordinuarën.

PSD-ja, e gatshme për rrëzimin e Qeverisë

Deputetja e PSD-së Shqipe Pantina për gazetën “Zëri” ka thënë që kjo ftesë ka ardhur si rrjedhojë e deklaratave të Vetëvendosjes kinse PSD-ja është me pushtetin.

Ndërsa ajo ka thënë se PSD-ja është e gatshme për veprime në drejtim të rrëzimit të Qeverisë.


Shtuar më 25/07/2018, ora 08:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori