PSD ia kthen LDK-së: Nuk ka asgjë të hajrit nga ju
Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, e ka quajtur PSD-në “pampersa të demokracisë”.

Mirëpo, sot, zëdhënësi i PSD-së, Shkodran Hoti, me një shkrim në profilin e tij në Facebook, ia ka kthyer Beqirit me të njëjtën gjuhë, duke e quajtur kështu LDK’në “pelena të komunizmit” .

“Ismet Beqiri paska thënë që PSD janë “pampersa të demokracisë”. Me folë me gjuhë ismetbeqiriane, LDK janë “pelena të komunizmit”, ka shkruar Hoti.

Ai gjithashtu e ka quajtur LDK’në parti pa ide dhe pa guxim, duke thënë se ata asnjëherë nuk ju kanë qëndruar pas vendimeve të veta.

“Por, jo. LDK janë veç një parti që përgjatë krejt ekzistencës së saj nuk i ka ndejt pas deri në fund asnjë qëndrimi. Janë pa ide, pa guxim, pa send t’hajrit”, ka shkruar tutje Hoti.


Shtuar më 25/07/2018, ora 12:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori