Vjen lajmi i shumëpritur te Juventus, rikthehet ylli ekipit

Pas një periudhe shumë të gjatë mungese dhe dëmtimi, Federico Chiesa është rikthyer në grupin e ekipit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Juventus me një njoftim.

“Federico Chiesa ka nisur sot një rikthim të pjesshëm dhe gradual në grup.”

Ky padyshim që është një lajm shumë i rëndësishëm për Juventus, ku Allegri do të ketë në dispozicion shumë shpejtë një armë plus në repartin e sulmit./h.ll/albeu.com


Shtuar 3.10.2022 15:36