Sot në 18 vjetorin e masakrës në
Reçak, në memorjalin e masakrës është bërë zbulimi i shtatores së ish-ambasadorit William
Walker.
Walker, i cili ka qenë
pjesëmarrës në këtë ceremoni ka thënë se pas ngjarjeve, të cilat kanë ndodhur në
Reçak 18 vjet më parë, ai tani ndihet se është pjesë e familjeve të Reçakut.
“Nuk mund të gjej fjalë, për t’ju falënderuar të gjithëve juve, për të falënderuar Reçakun. Unë e di që në shtatore jam unë, por nuk jam thjesht unë, por është simboli i asaj që ka ndodhur në
Reçak dhe simboli i asaj që Reçaku ka dhënë”, theksoi
Walker.
Hashim Thaçi, tha se
Walker ishte ky njeri i duhur që thoshte të vërtetën dhe që i hapi sytë botës për ngjarjet, të cilat ndodhnin para 18 vjetëve në Kosovë.
“Unë sapo jam kthyer nga Washingtoni dhe dua të potencoj para juve, qytetarë të Reçakut, dhe gjithë qytetarëve të
Kosovës se edhe administrata e re e presidentit Trump do të ruajë vëmendjen theksueshëm dhe rëndësishëm për Kosovën për popullin e
Kosovës për paqen e stabilitetin dhe perspektivën e
Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, tha Thaçi./albeu.com/
Shtuar më 14/01/2017,
ora 16:24