Përplaset makina e ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë
Vetura e ambasadorit të ShBA-ve në Kosovë Greg Delawie, është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur sot në lagjen "Dragodan" në kryeqytet.

Siç shihet pamjet e kapura nga "Ekonomia Online" në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Gjatë përplasjes, ambasadori Delawie ishte në një konference së bashku më drejtorin e misionit të USAID-it, James Hope, kur automjeti i tij u godit nga një automjet të tipit "Audi".

Ndërkohë, policia po zbardh më tej ngjarjen. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori